• RRUGËTIMI YNË

    since 1992

    broken image

    si filluam

    Me Dizajn Grafik filluam të merremi që nga viti 1992. Ideja për inovacion dhe risi në treg kishin përparësi, duke sjellur diçka të re dhe me elegancë. Të paktë ishin ata që dërgonin ftesa tek miq e dashamirë që donin t'i ftonin në gazmendet e tyre familjare, pasi ata i ftonin nëpërmjet selameve! Mirëpo kjo traditë filloi të përhapej menjëherë pas vitete 99, ku dasmat e ahengjet e ndryshme filluan të ndryshojne nga tradicionale në ato modernet.

    Oferta jonë filloi të përhapej edhe në fshatra dhe rajone me te gjera, duke u dhënë shumë mundësi për ftesa më elegante për të ftuar mysafirët në gazmendet e ndryshme familjare. Përzgjedhja e ftesave u bë përmes katallogjeve fizike, duke u bërë porosia me prezencë fizike të klientëve.

    Kështu ftesat u bënë një veçanti për secilën familje që gazmendit të tyre familjar t'i japin një modernitet ndryshe.

    broken image

    përkushtimi në punë

    pasi kërkesat filluan të shtoheshin, duhej përkushtim më i madh, që klientëve t'u ofrohet më e mira për eventet e tyre. Lidhëm bashkëpunim të vazhdueshëm me kompani të ndryshme, që modelet e ftesave të jenë sa më të veçanta dhe elegante. Secilin vit ne kujdesemi që modelet e ftesave të jenë në përputhje me kërkesën dhe me risitë e fundit. Gjithashtu përkushtim të veçantë i japim edhe printimit, duke përdorur pajisje më të sofistikuara të printimit, duke i dhënë një kualitet të veçantë tekstit të ftesës suaj!

    broken image

    hapja e rrjetit online

    për ta bërë edhe më të lehtë për ju përzgjedhjen e modelit të ftesave, vendosëm që të hapim web faqen tonë, duke u ofruar një katalog me modelet më të reja, si dhe me ato më të kërkuarat gjatë periudhës së fundit. Tani juve ju mbetet vetëm përzgjedhja, e për ta bërë porosinë, ju mund të na kontaktoni në instagram: @flair_ftesa , facebook: Flair Ftesa, si dhe në numrin tonë të telefonit +383 43 777 291, whatsapp dhe viber.